Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, shpreh vendosmërinë për t’i vazhduar kërkesat e sindikatës, pavarësisht mungesës së dialogut me qeverinë që disa vjet. Më 3 shtator i janë adresuar dy kërkesa qeverisë: rritja e koeficientit të pagave për 30% dhe rishikimi i formulës së pagesës në vitet e shërbimit nga 0.25 në 0.5. Ai paralajmëroi mundësinë e veprimeve sindikale nëse qeveria nuk përgjigjet, duke përmendur mundësinë e protestave dhe grevave të përgjithshme. Rrahman Jashari kritikoi heshtjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke theksuar se nga shtatori i vitit 2022 nuk ka pasur takime të rregullta. Jashari nënvizoi se qeveria duhet të veprojë tani për rritjen e pagave, në vend që të presë deri në janar, duke sugjeruar se një rritje e tillë në atë periudhë do të ishte e motivuar nga fushata zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …