U promovua vepra “Jeta me laps e Nehat Islamit”

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, nën organizimin e Shtëpisë Botuese “Drini” u promovua vepra “Jeta me laps e Nehat Islamit” me autor gazetarin Xheladin Rexhepi.

Botimi i kësaj vepre të veçantë kushtuar doajenit të gazetarisë, ferizajasit Nehat Islami u mbështet nga Komuna e Ferizajt, gjersa me fjalë të zgjedhura, duke çmuar lartë punën, angazhimin dhe rolin e doajenit të gazetarisë Nehat Islami, me fjalë të pranishmëve iu drejtuan krijuesit, historianët, gazetarët Kemajl Aliu, Bejtullah Destani, Njazi Musliu, Zenun Çelaj, Ibrahim Kadriu, Mustafë Xhemajli, Faruk Tasholli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …