Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se koalicioni i partive me të cilat bashkëpunon, po punon intensivisht për të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën më 9 shkurt. Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, Haradinaj theksoi se partia e tij po përjeton një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të fuqishme, sidomos nga Diaspora. Gjatë takimit të kryesisë, janë diskutuar çështje që lidhen me agjendën zgjedhore, përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe zhvillimet politike të vendit. Programi zgjedhor është në përfundim dhe pritet të bëhet publik javën e ardhshme, duke theksuar se ai përfshin plane të detajuara për përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sigurisë së vendit. Haradinaj përmendi gjithashtu se po punohet me partnerët e koalicionit, përfshirë Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, për të siguruar që më 9 shkurt të realizohet ndryshimi i shumëpritur që do të ndihmojë Kosovën të ecë përpara.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …