Në një deklaratë të F0rumit Intelektual thuhet se emërimi i një veterineri në postin e zëvendësministrit të Arsimit, në Kosovë, ngre pikëpyetje të rëndësishme rreth drejtimit dhe vizionit që Qeveria Kurti ka për arsimin. Ndërsa arsimi është themeli i një shoqërie të zhvilluar, një vendim i tillë duket se tregon një mungesë të theksuar serioziteti dhe profesionalizmi në qasjen ndaj këtij sektori jetësor. Pa paragjykuar profesionin e tij apo njohuritë në fushën e veterinarisë, ku Arsim Ademi mund të jetë një ekspert i shkëlqyer, pyetja mbetet: çfarë lyp një veteriner në menaxhimin e arsimit? Arsimi kërkon ekspertizë specifike, vizion dhe përvojë të gjatë në politikëbërjen arsimore. Të ngarkosh një individ pa eksperiencë dhe ekspertizë të veçantë në fushën e arsimit për të formuar politikat arsimore të vendit është një sinjal i qartë se arsimi nuk po shihet si një prioritet kombëtar. Nëse arsimi i Kosovës do të udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë as ekspertizë as përvojë në këtë fushë, atëherë si mund të presim përparim dhe zhvillim? Kjo është një qasje që minon besimin e qytetarëve në institucionet e vendit dhe që, për fat të keq, dëmton të ardhmen e gjeneratave të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …