Kryetari, Memli Krasniqi, thotë se PDK-ja, do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurt 2025, pasi kauzë zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Krasniqi deklaron se s’kanë vija të kuqe për koalicione me partitë politike, mirëpo kanë preferenca dhe rezerva se me kënd mund të bëjnë një qeveri të ardhshme. Memli Krasniqi akuzon kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar se kanë dështuar gjatë qeverisjes së tyre. 200 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën gjatë mandatit të Kurtit. Ai nuk ka asnjë temë me të cilën mund të mburrët. Nga 160 çerdhe që i ka premtuar nuk e di a ka ndërtuar katër ende, nga krejt projektet infrastrukturore atij i ka mbetur një urë në Sarandran katër metra urë. S’ka qenë në gjendje një urë në Badoc që dy vjet ta ndërtojë, ndërkohë s’ka asnjë projekt që mundet të mburret para qytetarëve”, përfundon Krasniqi, për KosovaPress .
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …