Besnik Tahiri

Tahiri: AAK asnjëherë nuk ka qenë më e fortë se sa në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se subjekti politik që ai i takon, asnjëherë nuk ka qenë më e fortë se sa në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Ai ka shkruar se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit. “AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë. 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit” ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tahiri: Në vend që të vrapojnë për në SHBA do të duhej ta merrnin vrapin për në opozitë

Politikania, Edita Tahiri ka drejtuar kritika ndaj dy udhëheqësve më të lartë të vendit, kryetares, …