leoni

Jamie Shea

Shea: Kryeministri, Albin Kurti ndoqi këshillën e BE-së për të mos e hapur Urën e Ibrit

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në vendin tonë, Xhejmi Shia ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me këshillën që ia ka dhënë Bashkimi Evropian për të mos e hapur urën e Ibrit. “Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së të hiqen. Ai ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik. Por lidershipi i ri i BE-së nuk ka marrë ende detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit të BE-së qershorin e kaluar. Komisioni i ri u emërua. Dialogu Beograd-Prishtinë duhet të rifillojë së shpejti. Kështu që pres që masat e BE-së kundër Kosovës të hiqen më vonë këtë vjeshtë me kusht që të ketë një periudhë qetësie në veri dhe që Prishtina të bëjë përpjekje për të riintegruar serbët në polici, gjyqësor dhe administratën lokale” është cituar të ketë thënë ish zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vdekur e shumë të plagosur nga shpërthimi i minierës në Iran

Dhjetëra minator kanë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një minierë …