Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e heronjëve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Ai ka shkruar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …