leoni

Trepça

Ndërmarrja “Trepça”, pranon se në planet e saj të biznesit për vitet 2023-2024 se nuk ka kontroll mbi minierën në Leposaviq

Menaxhimi i minierave në Leposaviq, që përfshijnë minierën në fshatin Gnezhdanë, dhe Flotacionin në Kopaonik, mbetet një çështje komplekse dhe e paqartë. Ndërmarrja “Trepça”, e cila është pronare formale e këtyre minierave, ka pranuar në planet e saj të biznesit për vitet 2023 dhe 2024 se nuk ka kontroll mbi këto prona për shkak të mungesës së të dhënave. Ndërsa simbolika dhe flamuri i Kosovës mund të jenë të pranishëm në kamionët që sjellin xehe, në terren mbizotëron menaxhimi dhe ndikimi serb, siç shihet edhe në praninë e flamurit të Serbisë. Kjo ka ngjallur pyetje rreth sovranitetit real të Kosovës mbi këtë rajon. Qeveria e Kosovës, e cila ka shumicën e aksioneve në “Trepçë”, nuk ka ofruar përgjigje të qarta mbi kontrollin e minierave dhe flotacionit në Leposaviq, ndërsa drejtori i minierave atje, Dejan Kerstiq, ka preferuar të mos japë përgjigje të menjëhershme. Menaxhimi dhe përfitimet reale, duket se kontrollohen kryesisht nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja dhe LDK-ja zotohen për rrëzimin e draft-Statutit të Asociacionit, pasi e konsiderojnë, autonomi etnike territoriale

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shprehur qëndrimet e tyre të …