Në televizionin shqiptar (RTSh-satelit), shoh disa filma, që më ngjallin neveri. Janë filma të bashkëpunimeve: Shqipëri (Londineze), Kosovë, Maqedoni (plotë emra sllavë maqedonë e serbë), gjermanë, çekë, etj. Temat e trajtuara banale, skenat vullgare erotike, fjalor rrugaqësh vullgarë! Jeta e pasqyruar e degjeneruar, jashtë realitetit shoqëror shqiptar. Në filmin ,,Shtëpia e Agës” janë njëqind sharje vullgare, njëqind fjalë tjera vullgare, tema banale, sjellje banale, larg realitetit tonë. Në film viktimat e luftës (të dhunuarat) paraqiten vullgare, arrogante deri në përleshje, të qeshura, injoruese, të pamoralshme. Lëndimi më i madh është edhe për jetimët, që trajtohen si fëmijë të dhunuesve kriminelë! Absurditeti edhe më i madh skenariste dhe regjisore është një femër. Viktimat e luftës në realitet, janë punëtore, të moralshme, të heshtura, të ndrojtura, larg të pasqyruarës në film. Krahas fatkeqësisë së përjetuar nga barbarët, gjatë luftës çlirimtare, nuk duhet të lëndohen edhe me ,,art” vullgar. Çfarë mesazhi ka kjo kinematografi vullgare? Çfarë mesazhi ka ky film? Edukimi – vullgarë, tema – vullgare, skenat – të papranueshme në ambientet familjare, personazhet – të papranueshme. Pse nuk u morën për subjekt gratë e divorcuara, nga ato që braktisin familjet dhe jetojnë të ,,strehuara”? Atyre, të shumtave, ju shkon për natyrë arroganca, amoraliteti, dhuna, papjekuria, …
Të njëjtën natyrë kanë edhe filmat: ,,I dashur armik|”, ,,Vdekja e kalit” e disa filma të tjerë… larg realitetit tone. Sot nuk mund ta shohim RTSh-në, sepse do të skuqemi nga shprehjet e sjelljet vullgare. Të hapësh një studio televizive sot nuk është sfiduese. Të mbushësh hapësirën kohore me vlera atdhetare, kulturore, edukative është sfiduese, prandaj shumë studio televizive dështojnë dhe hapsirën kohore e mbushin me emisione naive e degjeneruese.
Ne kemi një shoqëri të emancipuar, të moralshme, të vetëkufizuar, por brenda shoqërisë ka individë të degjeneruar, (Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Ndriçim Xhepa,… jo vetëm në aktrim, por edhe në jetën private), që me ta, nuk duhet ta identifikojnë shoqërinë tonë. Shoqëria gjermane, në kulturë, nuk identifikohet me ,, banhof penat” e stacioneve të trenave, apo të akomoduarve nën ura, a që flejnë në rrugë.
Lufta e shenjtë çlirimtare, Heroizmi i Jasharëve, rezistenca në dekada, masakrat e panumërta mbi popullsinë civile shqiptare, solidarizimi, kultura e mirëfilltë e popullit tonë, kanë krijuar mundësi të panumërta për kinematografinë shqiptare për filma.
Kush ishte kinematografia shqiptare dje? Filmat shqiptarë me një mesazh të fortë atdhetarë, kulturorë, edukativë, … Të kujtojmë filmat ,, Vdekje a Liri” ku Timo Fllokon masa e gjerë e spektatorëve e identifikojmë me Çerçiz Topullin me veprime e dialogje, në ,,Nëntori i Dytë” Sandër Prosi me Ismail Qemajlin, Reshat Arbana me Isa Boletinin, në ,, Gërshetin e luftërave” Liri Lushi me Shotë Galicën, Vangjel Heba me Azem Galicën, në ,,Epokën para gjyqit” Kadri Roshi shkrihet me Abdyl Frashërin, Sylejman Pitarka me Sylejman Vokshin, në ,,Kthimin e ushtrisë së vdekur” Roza Anagnosti, gruaja e vuajtur, të ngjall emocione edhe nëse dhjetra herë i sheh skenat, e shumë vlera tjera artistike të mishëruara në rolet e tyre, sa të duken si heronjët. Nëse kërkon në internet Ismajl Qemajlin më shumë të gjenë foto të Sandër Prosit, se sa foto origjinale të Ismajl Qemajlit.
E RTSh që na ngjallte emocione, bënim rrugë për ta parë, e komentonim me ditë në shoqëri programin atdhetar, edukativ, kulturor,… (i takon së kaluarës, mund ta kujtojmë me nostalgji). Në atë kohë RTSh ishte diell.
Radio Televizioni Shqiptar ka qenë dhe duhet të mbetet televizion kombëtar (emri e obligon), me emisione atdhetare, edukative e kulturore, vizion i të ardhmes! RTSh nuk duhet të ketë vetëm emision por edhe mision. Për të arritur ky objektiv struktura drejtuese duhet të kthehet dhe të çmon vlerat kombëtare e kulturore dhe me televizionet filiale RT-në e
Kosovës dhe të RT-në e Shkupit, duke pasqyruar vlerat e mirëfillta nga historia e aktualiteti, të ringjallin krenarinë e identitetit shqiptar!