leoni

PDK-ja dhe LDK-ja zotohen për rrëzimin e draft-Statutit të Asociacionit, pasi e konsiderojnë, autonomi etnike territoriale

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shprehur qëndrimet e tyre të vendosura kundër draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të pranuar nga kryeministri Albin Kurti. Opozita e konsideron  këtë dokument si një formë të “autonomisë etnike territoriale”, duke theksuar se bie ndesh me integritetin territorial të Kosovës. PDK-ja ka premtuar se, nëse vjen në pushtet, do të ndryshojë përmbajtjen e këtij draft-Statuti. Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është zotuar se qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK do ta rrëzojë këtë tekst përmes Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur pesë shkelje bazike kushtetuese. Ndryshe nga partitë e tjera opozitare, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar marrëveshjen si tradhti ndaj vendit,  për faktin se, sipas tij, e kthen Kosovën prapa në një periudhë që rikthen rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Avokati i Popullit në Hagë pranon ankesën për përdorimin e shprehjes “Kosova dhe Metohi” gjatë intervistës në Hagë

Avokati i Popullit në Hagë ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës …