U mbajt konsultimi publik për projekt planin lokal të veprimit në mjedis 2024-2028

Në sallën e kuvendit komunal të Komunës së Rahovecit, u mbajt konsultimi publik Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2024-2028″ në prani të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal.

Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit, Albnor Mullaabazi e hapi konsultimin publik si dhe zyrtarja e Lartë për Mjedis, Bjondina Ramaj paraqiti para të pranishmëve në pika të shkurtëra planin i cili vazhdon të jetë publik në faqen zyrtare në këtë link: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=317

Nga të pranishmit u cilësua si iniciativë e duhur në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të komunës së Rahovecit.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 2.9.2024 deri më 17.10.2024 ashtu siç obligon pika 5 e Ligjit p\353r për Mbrojtjen e Mjedisit.

Mund të vazhdoni të jepni propozime dhe sugjerime në emailet të cilat janë publik në këtë njoftim publik: https://kk.rks-gov.net/…/NJOFTIM-PER-HAPJEN-E…

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …