Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se largimi i qytetarëve të Kosovës në heshtje është më i rrezikshëm se eksodi. Ai ka theksuar se mungesa e stabilitetit politik dhe mungesa e perspektivës ekonomike dhe evropiane po e rrit ankthin e kosovarëve për të ardhmen e tyre. Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe paralajmërimet për luftë eventuale me Serbinë fusin ankth dhe panik tek qytetarët. Në Kosovë po ndodh një largim masiv, por këtë herë në heshtje dhe pa shumë vëmendje. Pamjet nga pritjet në Aeroportin ‘Adem Jashari’ dhe aeroporte të rajonit, e në veçanti Aeroporti i Shkupit gjatë gjithë vitit, tregojnë për një vlug të largimit nga Kosova. Ndërsa qeveria e justifikon këtë me pushimet verore apo vizitat familjare, realiteti është më i komplikuar. Kjo ikje është reflektim i mungesës së perspektivës dhe ngulfatjes që shumë të rinj dhe profesionistë po përjetojnë në vendin tonë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …