Sot në Preshevë u mbajt protesta me moton: “Marsho për identitet dhe dinjitet”

Sot në Preshevë u mbajt  protesta me moton:  “Marsho për identitet dhe dinjitet”. Marshi protestues u nis nga stadiumi i qytetit dhe vazhdoi deri te qendra e qytetit. Protesta u mbajt  për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Kosovës Lindore  nga ana e Serbisë. Në këtë protestë u  kërkua ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në një postim të saj. “Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë, ka shkruar, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …