leoni

KUR QËLLIMI I KEQ SHOQËROHET ME PADIJEN LIND VEPRA MONSTRUM SI LIBRI I FEHMI PUSHKOLLIT “FERIZ ALIUKA” – Prof.dr. Muhamet Pirraku

De Rada do të na ngushëllonte: “Çdo vepër që nuk ka një diell të brendshëm, por synon vetëm të sjellë kënaqësi dhe të dëshmojë për një mendje të shkathtë e të aftë, duhet të vlerësohet si një vepër e zbrazët dhe e paarrirë!”

 Kam lexuar libra “historiografikë” me lëndë të hedhur si në “strajcë të maxhupes!”, por ky i Prof. dr. Fehmi Pushkollit uakalon të gjithëve edhe për faktin se kjo është “vepër!?”, është e një njeriu me vokacion historian!?- mostër, kjo se si nuk duhet shkruar libri historiografik! Është një Autodafe për autorin M. Pushkolli.

 Realisht, “Libri” ka 319 faqe (“mishmash!”): as historiografi, as etnografi, as arkeologji, as kulturologji,e as onomastikë, ndërsa për t’i sheshuar devijimet dhe lapsuset “kalemis” e “mentalis”, duhet të shkruhet një kritikë thënë kushtimisht po aq voluminoze!!!

Meqë nuk e shoh të arsyeshme ta lodh lexuesin tim, do të ndalem vetëm në pak insinuata, gabime e keqinterpretime të Prof. dr. Fehmi Pushkollit, edhe për faktin se “vepra”!? e Pushkollit, nuk ka një sistemim metodologjik shkencor, nuk ka një kronologji historiografike e tematikë të pastër historiografike, që i duhet një monografie historike! Ndaj kjo më detyron të bëj “hope” nga faqja në faqe për problemet ku ndihem sovran si gjurmues e si historishkrues.

Fatkeqësisht “Libri” i Pushkollit, për mjerimin e historiografisë sonë është nisur me nijet të keq dhe ka përfunduar me porosi katastrofike për dijen historiografike shqiptare. Mjerisht, “monografinë” Fehmiu ia kushton ”100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”,për të cilën Hasan Prishtina i gjakut të Veliqve të Palacit sakrifikoi pasjen përrallore, familjen dhe jetën, e vrau Mbreti Ahmet Zogume dorën e zgjatur të Serbisë. E, o Fehmi!!, Hasan Prishtina nuk ishte i gjakut të Hasan Ahmet Aliukës që e kishte nofkën Llakiqi, një si “Çaush” me prejardhje nga Samadrexha e Përmalinës së Vushtrrisë, të cilin e vrau Azem Bejtë Galica. Një urti e popullit thotë: “Për atë që asht bektesh e merr vesh!!”

 Këtu do të ndalesha, por për faktin se Pushkolli me ”Institutin e Historisë Bashkëkohore“ të tij!!?? ka disa dai që po i përdor si masha që sa e sa herë, por edhe për hir të lexuesit johistorian më duhet ta them fjalën e fundit për prejardhjen e gjakut të Hasan Prishtinës, edhe sot si nën robërinë serbo- sllave  “dje”! Fatkeqësisht, si të ma kishte lënë Hasani amanet jetësor!!

Lexoni më shumë…Kliko këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …