Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai e ka shpërndarë një video të Ushtrisë dhe kapaciteteve që disponon kjo forcë.
“Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar!”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social, Facebook, Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci.