Demush Krasniqi: Nuk ka shqiptarë që nuk e di rolin e Hashim Thaçit pas luftës, ne jemi krenarë me emrin e tij

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi e ka paraqitur dëshminë e tij,  Demush Krasniqi, pjesëtar i policisë ushtarake në UÇK. Gjatë dëshmisë së tij ka thënë se Hashim Thaçi është një figurë e madhe dhe se edhe fëmijëve që lindin në Kosovë ia lënë emrin e Thaçit. Duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, Demush Krasniqi ka thënë se janë krenarë me emrin e tij pasi Thaçi është personi që e ka shpallë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka shqiptarë që nuk e di rolin e Hashim Thaçit pas luftës. Jemi krenarë me emrin e tij. Na e ka shpallë pavarësinë. Prej Rambujesë e këndej, tani dihet vepra e puna e Hashim Thaçin për popullin shqiptar të Kosovës. ka thënë Demush Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …