Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryekuvendarin e Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi ka deklaruar sse cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje, duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit. Zonja Spiropali u shpreh se “presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet tërësisht edhe ligji për gjuhët. Gjuha shqipe së paku për ne është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë padyshim dhemb shumë dhe cenon pikërisht këtë identitet që ne afrojmë në këtë botë të madhe në rajon e përtej, si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë plotësisht shqetësimet për mundësitë e ndryshimeve të mundshme, varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që trazime të tilla të kenë zgjidhje po sipas frymës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali theksoi se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut vazhdon të luajë një rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit.(ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …