Kryetari Ramosaj ka pritur në takim kolonelin e Rocco Mundo

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur në takim Komandatin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e Liaison Monitoring Teams –  LMT (Ekipi Monitorues i Ndërlidhjes) në Deçan.

Kryetari Ramosaj pasi e ka uruar kolonelin Mundo për pozitën e re, ai i shprehu mirënjohje për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gatishmërinë në ruajtjen e paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Në këtë takim u bisedua edhe për punët aktuale që po zhvillohen në Komunën e Deçanit, situatën e sigurisë së vendit në mënyrë që të krijohet një ambient sa më i sigurt për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt konsultimi publik për projekt planin lokal të veprimit në mjedis 2024-2028

Në sallën e kuvendit komunal të Komunës së Rahovecit, u mbajt konsultimi publik Planin Lokal …