Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar disa fotografi, duke kujtuar ngjarjen e ndodhur në Banjskë një vit më parë, ku disa terroristë serb u vranë nga Policia e Kosovës gjatë një konflikti. Haradinaj theksoi se populli i Kosovës nuk dëshiron të bëjë keq askujt, por paralajmëroi se ata që tentojnë të prekin territorin e vendit do të përballen me të njëjtin fat. “Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi,” shkroi Haradinaj në postimin e tij. Ai shprehu krenarinë për forcat e rendit, duke lavdëruar guximin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës. “Krenar me djemtë e vajzat e Policisë sonë!” përfundoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …