Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu: Kurti dhe Vitia po mbulojnë dështimin me një Projektligj të dobët për sigurimet shëndetësore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për dështimin në përmbushjen e premtimit të tyre për sigurimet shëndetësore. Haxhiu thekson se, për të mbuluar këtë dështim, qeveria ka sjellë në Kuvend një Projektligj të dobët për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Projektligji i propozuar nga qeveria është “i mangët, konfuz dhe dualist,” duke e konsideruar atë shumë më të dobët se ligji aktual për sigurimet shëndetësore që është në fuqi që nga viti 2014. Ai sugjeron që qeveria duhet të tërheqë këtë projektligj dhe të amandamentojë dy nene për TVSH-në në ligjin ekzistues, duke punuar për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …