Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mosangazhimin e saj në trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët ai i konsideron si ndër qytetarët më të diskriminuar në Evropë. Në një postim në Facebook, Murati theksoi se zgjidhja e problemit të Kosovës Lindore duhet të jetë reciproke me atë të serbëve në veri të Kosovës. “Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përballen me diskriminim të rëndë. Çështja e tyre duhet të trajtohet në nivel të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me të njëjtën seriozitet që trajtohet situata e serbëve në veri të Kosovës,” tha Murati. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale për mos përfshirjen e kësaj teme në agjendën e dialogut, pavarësisht premtimeve për reciprocitet gjatë ardhjes në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …