Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, në procesin e dialogut me Serbinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë. Dialogu është pika më e dobët e Kurtit dhe se draftet që ai ka pranuar në këtë proces janë më të dobëta se ato të ish-kryeministrave të tjerë të Kosovës. “Shikojeni në të gjitha drejtimet, si në terren ashtu edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Draftet që Kurti i ka pranuar janë më të këqijat krahasuar me paraardhësit e tij,” deklaroi Molliqaj, duke sugjeruar se qeverisja aktuale ka bërë hapa prapa në procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë intensifikuar patrullimet në veri të vendit

KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë intensifikuar patrullimet në veri të vendit, si …