Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë gjatë katër viteve të fundit ka shkatërruar shpresën për një jetë më të mirë dhe mundësi punësimi, duke nxitur ikjen masive të të rinjve nga vendi. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka bërë të ditur se në seancën e së enjtes do të diskutohet për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe largimin e popullsisë. Situata e vështirë në vend po reflektohet edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë. “Kjo ikje masive tani pasqyrohet në regjistrimin e popullsisë, për shkak të mungesës së shpresës dhe drejtësisë në vend. Ai gjithashtu ka kritikuar qeverinë për diskriminimin ndaj zyrtarëve të teknologjisë informative në komuna, duke theksuar se 45 zyrtarë janë larguar me qëllimin e uljes së pagave dhe partizimit të administratës publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për deputet, Altin Krasniqi, ka mbajtur një takim me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, në Kaçanik
rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe …