leoni

Arben Mustafa paralajmëron izolimin tregtar dhe ekonomik në rast të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA

Arben Mustafa, nga PDK-ja ka reaguar  lidhur me pasojat e mundshme të përjashtimit të Kosovës nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë të Evropës Qendrore. Sipas tij , një përjashtim i tillë “do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik”, duke shkaktuar rënie të eksporteve dhe prodhimit, importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejshme të çmimeve në vend. Një ekonomi e izoluar do të dekurajonte totalisht investimet e huaja, duke thelluar krizën ekonomike dhe diplomatike të Kosovës. Kosova, tashmë e izoluar politikisht për shkak të mosnjohjes ndërkombëtare dhe mungesës së anëtarësimit në organizata të rëndësishme globale, rrezikon të përballet me një izolim të theksuar ekonomik dhe diplomatik. “Kah po shkon ky shtet?!” pyeti Mustafa, duke bërë thirrje për reflektim dhe zgjidhje të situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …