Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit, Zveçanit, si dhe pjesën e qytetit të ndarë, në veri të Mitrovicës. Chepurin është shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores te cepi verior i urës kryesore mbi Ibër. Çepurin nuk ka kërkuar leje as i ka njoftuar zyrtarët në Prishtinë për vizitën e tij, meqë Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës, por e konsideron si pjesë të Serbisë. Asnjë zyrtar i Qeverisë, në Prishtinë nuk ka reaguar lidhur me vizitën e ambasadorit rus në Veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …