Komuna e Vitisë shpërndan mekanizëm bujqësorë për fermerët

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për bujqësinë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 21 pllugj për lëvrim dhe 20 mbjellëse misri për fermerët lokal. Këto mjete janë financuar nga buxheti komunal dhe synojnë të ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimit bujqësor.

Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përmirësimin e kushteve të punës së fermerëve.

“Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë vazhdimisht mbështetje për bujqit tanë, përmes investimeve në mekanizëm dhe teknologji moderne, duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese,” tha Haliti.

Po ashtu, i pranishëm ishte edhe drejtori i Bujqësisë në komunën e Vitisë, Naim Pira, i cili vlerësoi këtë shpërndarje si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë në sektorin bujqësor të komunës. Sipas tij, këto mjete do të ndihmojnë fermerët në fazat kyçe të përpunimit të tokës dhe mbjelljes.

Fermerët përfituan nga këto pajisje si pjesë e një nisme më të gjerë të komunës për të fuqizuar dhe modernizuar bujqësinë në rajon, duke garantuar prodhime më të mira dhe më të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …