leoni

Miratohet Buxheti për vitin 2025 për projekte që transformojnë Rahovecin

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Rahovecit, Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit shtator, e nënta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse.

U miratua buxheti për vitin 2025 me 16 vota për, 8 kundër dhe 4 abstenime. Buxheti kap vlerën prej 20 milion 982 mijë e 796 euro (20.982.796.00 €) dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës.

Sipas Kryetarit të komunës, z. Smajl Latifi, projektet e planifikuara do të kenë një ndikim pozitiv të ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai falenderon të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces, drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani, ekipin e tij, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për kontributin që dhanë në votimin e buxhetit për vitin 2025 dhe të projeksioneve për vitet pasuese, 2026 dhe 2027!

Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Problemet e mungesës së ujit dhe reduktimet gjatë natës për lagjen e epërme

Kërkesat kundrejt KRU Gjakovës

Problemet me energji, rruga “Vëllezërit Frashëri” – vendosja e trafos

Infrastruktura në Komunën e Rahovecit – trajtimi i rrugëve dytësore;

Diskutime rreth konkurseve, mënyra e vlerësimit dhe deficiti i kuadrove

Kyçja në kanalizim për shtëpitë në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Problemet me aparat të fotokopjes nëpër shkolla

Problemet me nyje sanitare në shkollën “Faik Konica” – Celinë

Shtëpia e masakrës në Krushë të Madhe – procesi i shpronësimit

Funksionalizimi i QMF- së në Krushë të Madhe

Kujdestaria e shtatë barnatoreve në qytet

Mbyllja e përkohshme e AMF-së në Opterushë – defekti me lagështi

Çështja e ballkonit panoramik

Gjendja jo e mirë e rrugës “Xhafer Nurkasa” në qytet

Uji i pijshëm – kompetencat e KRU Gjakovës

Trajtimi i rrugëve fushore;

Mbikëqyrja dhe hartimi i projekteve

Infrastruktura sportive

Qendra multifunksionale

Propozimi për investime në bilborde në qytet

Sheshi Qendror

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës dhe  ekzekutivi.

Rendi i ditës ishte me 6 pika

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve

  3. Shqyrtimi dhe miratimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.235/24 i datës 25.07.2024 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2025

  5. Shqyrtimi i Informatës nga DKA-ja, për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025

  6. Shqyrtimi i Informatës nga DKRS-ja, rreth muajit të mërgimtarëve

Rendit të ditës, me shumicë votash iu shtuan edhe dy pika shtesë

Vendimi për dhënien në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës – lokalet afariste të stacionit të autobusëve në Rahovec, personave fizikë dhe juridikë

Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe shqyrtimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës – lokalet e stacionit të autobusëve – Rahovec

Seanca u cilësua dinamike dhe konstruktive.

Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:  https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz:https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …