Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, komentoi kërkesat e vazhdueshme të Amerikës dhe BE-së, për një bashkëpunim më të thellë me Serbinë në hetimin e sulmit në Banjskë. Ai theksoi nevojën për një qasje më serioze dhe të veçantë ndaj këtij incidenti, duke e krahasuar me trajtimin e ngjarjeve të tjera të ngjashme. Kirby shprehu shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar nuk po angazhohet siç duhet në këtë rast. “Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i pa përfshirë në këtë rast. Ai shtoi se kjo qasje është e papërshtatshme kur flitet për vdekjen e qenieve njerëzore, përfshirë një polic dhe tre sulmuesit. “Besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore – policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera,” përfundoi Kirby në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …