Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kërkon shkarkimin e sekretarit, Gafurr Dugolli

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kërkon shkarkimin e sekretarit, Gafurr Dugolli

Bëhet e ditur se në Ministrinë e Mbrojtjes ka përplasje të forta midis zyrtarëve të lartë dhe akuza për korrupsion dhe manipulime me tenderë. Gafurr Dugolli, i emëruar sekretar permanent para dy javësh, është në qendër të këtyre konflikteve. Burime pranë Qeverisë tregojnë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kërkuar shkarkimin e Dugollit së bashku me zëvendësministrin Shemsi Syla, të cilët dyshohet se kanë tentuar të manipulojnë tenderin për ushqimin e ushtarëve të FSK-së, një kontratë me vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërhyrja e ministrit Maqedonci në këtë proces ka çuar në anulimin e tenderit, por Dugolli dhe Syla kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të anashkaluar konkurrencën, duke e trajtuar këtë tender si gjoja sekret shtetëror. Ministri Maqedonci, që ka qenë i përjashtuar nga disa prej këtyre zhvillimeve për shkak të mungesës së tij jashtë vendit, ka dërguar një letër Qeverisë ku kërkon që Dugolli të shkarkohet. Gafurr Dugolli, i cili është vëllai i ish-deputetit Enver Dugolli, është akuzuar për shkelje të shumta ligjore. Tani mbetet për t’u parë nëse kryeministri Albin Kurti do të veprojë për të mbështetur ministrin Maqedonci, apo nëse struktura të tjera do të vazhdojnë të mbajnë kontrollin mbi këtë ministri strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …