leoni

Hajredin Kuçi: Bashkimi kombëtar është ide e natyrshme e një populli të ndarë

Hajredin Kuçi: Kosova duhet të ruajë marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me Amerikën

Ish-zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta me aleatët kryesorë, veçmas me Amerikën. Ndryshe nga Serbia, e cila manovron mes aleatëve të ndryshëm si Rusia dhe vende të tjera, Kosova nuk ka alternativa të tjera përveç mbështetjes së Perëndimit. “Kosova ka arritur këtu jo vetëm për shkak të mirënjohjes ndaj Perëndimit, por për shkak të qëndrueshmërisë sonë, tha Hajredin  Kuçi, duke theksuar se qëndrimi i qartë dhe korrekt i Kosovës me Perëndimin është vendimtar për të ardhmen. Kuçi theksoi gjithashtu rëndësinë e kohezionit kombëtar dhe mbajtjes së fortë të partnerëve ndërkombëtarë. Kosova nuk duhet të përpiqet ta imitojë Serbinë, por duhet të punojë për të bindur partnerët ndërkombëtarë që të mbështesin interesat e saj, ka nënvizuar, Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar kundër deklaratave propaganduese të ministrit të Financave Hekuran Murati

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave dhe Transfereve, …