Edi Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë pa lirimin e tre policëve

Edi Rama ka vazhduar ta promovojë idenë e tij eklektike, absurde, të ‘shtetit sovran Bektashi’, në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të promovojë idenë, për të mos thënë donkishoteske,  gjithsesi idenë e pamundshme, në esencë eklektike, të  krijimit të një shteti sovran Bektashi brenda Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e këtij urdhri për paqen dhe tolerancën dhe në radhë të parë, duke anashkaluar Kushtetutën e vendit. 

 

 I gjithë dituri, Edi Rama,  nuk e di se kemi të bëjmë me dy fe bazike, islamin, ku bëjnë  pjesë  bektashët si fraksion, dhe krishterimin bazik, me ortodoksë e katolikë. Kemi një Bibël për ortodoksë e katolikë dhe një Kur-an për myslimanë, ku bëjnë pjesë edhe bektashët.  Është fatkeqësi e pafalshme mungesa e dijes elementare  mbi fetë, kur  thuhet se kemi katër fe. Nuk begatohet toleranca fetare ndër shqiptarë me majorizimin e një pakice islame prej 4 për qind ndaj shumicës me 60  për qind, përkundrazi kjo çon në intolerancë.  Toleranca fetare nënkupton raportin e mirëbesimit dhe mirëkuptimit  mes feve e besimeve të ndryshme dhe jo mes fraksioneve të së njëjtës fe, ky është bazamenti i tolerancës dhe i harmonisë fetare ndër  shqiptarë, nëse i besojmë realitetit faktik, historik dhe jo imagjinatës së shfrenuar…

Pas fjalimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Rama ka deklaruar se Urdhri Bektashi është një thesar shpirtëror që Shqipëria duhet ta ofrojë botërisht. Duke i referuar librit të studiuesit kanadez, Robert Elsie, sikur  të ishte i vetmi historian, Edi  Rama thekson se Urdhri Bektashi ka një histori dhe kulturë unike që Shqipëria duhet ta përkrahë, duke e kthyer në një entitet sovran shpirtëror në Tiranë, të ngjashëm me Vatikanin. Kjo ide e promovimit të Islamit tolerant ka marrë vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht pas deklaratave të mëparshme në “New York Times”, duke lënë të kuptohet se vetëm bektashinjtë në Shqipëri qenkan tolerantë dhe  jo shumica islame, feja më e madhe numerikisht e shqiptarëve, po ashtu feja me numrin më të madh të besimtarëve në nivel botëror.

Edi Rama ka bërë një krahasim imagjinar, edhe pse e di shumë mirë se Vatikani është qendra botërore e krishterimit perëndimor, ndërsa bektashinjtë në Shqipëri ka vetëm 4 %,  një minoritet fetar pa asnjë ndikim, po gjithsesi më shumë islam në formë, ndërsa në brendi një komunitet tejet heterogjen, tejet eklektik, tejet latent dhe tejet i padefinuar fetarisht.

Qëndron fakti se shumë personalitete të kulturës e historisë shqiptare kanë qenë bektashi por shumë e shumë më tepër kanë qenë të krishterë  e myslimanë, por edhe ateistë. Po t’ i shkrish të gjithë bektashinjtë e  Edmond Bardhit, nuk e nxjerrin dot një Vaso  Pashë, një Fan Nol, një Vehbi  Dibër, një Gjergj Fishtë një Migjen  e qindra të tjerë. Sa u përket vëllezërve Frashëri, ata mbi të gjitha ishin shqiptarë, atdhetarë e iluministë.

Toleranca fetare ndër shqiptarë ka të bëjë me dy fetë kryesore të shqiptarëve, islamin dhe krishterimin dhe  jo me një  surrogat aktual sui generis,  sikur janë bektashinjtë tani,  kudo në botën islame dhe jo vetëm në Shqipëri. Fraksioni bektashi në shumicë,  i përket islamit shiit, me qendër në Iran, i  cili po ashtu për nga numri i besimtarëve është shumëfish më i vogël se islami sunit.

Thuhet se Qendra Botërore e Bektashizmi është më Shqipëri, por me çka dëshmohet kjo.

Ideja e  kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama, do të mbetet vetëm një nga idetë e tij, me këtë rast ide  delirante,  fantastike, për  ‘shtetin sovran Bektashi’, në Shqipëri, sepse nuk ka bazë, nuk ka themel, nuk ka bërthamë, nuk ka përkrahje nga kleri shqiptar islam dhe i krishterë, nuk ka përkrahje popullore, nuk ka  asgjë të argumentuar, shkencërisht, por as fetarisht.

Kishte dikur Shqipëria një Muze ateist në Shkodër, i vetmi i llojit të tillë, kur nuk kishte në Kremlin, as në Pekin.

Duke shkruar për këtë ide absurde të Edi Ramës, analisti e diplomati i njohur, Fatos Tarifa  konstaton se Republika e Shqipërisë  është një shtet sovran dhe sovraniteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e saj, kufizuar nga kufij shtetërore të njohur ndërkombëtarisht. Do të krijojmë një Lesoto të dytë, një tjetër enklavë sovrane jashtë gadishullit italian? Nëse sot flasim për krijimin e një Vatikani mysliman në kryeqytetin tonë, a duhet të presim nesër që Minerva e radhës nga koka e Zeusit të këtij vendi të jetë një San Marino mbi një kodër të bukur pranë bregdetit? Çfarë kemi mësuar nga historia e formimit të kombeve dhe shteteve sovrane? Mësimi më i madh që duhet të nxjerrim ne shqiptarët nga historia, nëse huazoj fjalët e Aldous Huxley-t, është se nuk kemi nxjerrë shumë mësime prej saj. Nëse duam t’i ruajmë e t’i zhvillojmë më tej tolerancën dhe harmoninë fetare mes shqiptarëve, nuk duhet në asnjë mënyre t’i provokojmë ata me ide jo thjesht utopike, por irracionale, antikombëtare e të rrezikshme.

Duke folur për akuzat Edi Rama thotë  se ‘padija’ e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.

I gjithë dituri, Edi Rama,  nuk e di se kemi të bëjmë me dy fe bazike, islamin ku bëjnë  pjesë  bektashët si fraksion, dhe krishterimin bazik me ortodoksë e katolikë. Kemi një Bibël për ortodoksë e katolikë dhe një Kur-an për myslimanë, ku bëjnë pjesë edhe bektashët.  Është fatkeqësi e pafalshme mungesa e dijes elementare  mbi fetë, kur  thuhet se kemi katër fe. Nuk begatohet toleranca fetare ndër shqiptarë me majorizimin e një pakice islame prej 4 për qind,ndaj shumicës me 60  për qind, përkundrazi kjo çon në intolerancë.  Toleranca fetare nënkupton raportin e mirëbesimit dhe mirëkuptimit  mes feve e besimeve të ndryshme dhe jo mes fraksioneve të së njëjtës fe, ky është bazamenti i tolerancës dhe i harmonisë fetare ndër  shqiptarë, nëse i besojmë realitetit faktik, historik, dhe jo imagjinatës së shfrenuar…

 

Ahmet Qeriqi

  1. 9. 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …