Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po merret në pyetje dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit, i cili mban kodin W4422

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  po merret në pyetje dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit,  në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Deklarimi  i  këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith ky dëshmitar është duke folur përmes video-lidhjes. Gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e Zyrës  që dëshmitari të  flasë  përmes video-lidhjes. Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores. Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …