Në Ferizaj është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërsa ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarët e këtij komiteti.
Në këtë mbledhje drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për miratimin e projektbuxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2025. Në këtë pikë të rëndit të ditës nuk pati shumë diskutime, ndërsa u tha se detajishtë për këtë buxhet do të diskutohet në mbledhjen e kuvendit të komunës së Ferizajt që do të mbahet me 27 shtator 2024.
E nga ana tjetër drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadatsrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1140-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3280-0 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2039-1 Z.K.Sojevë, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1378-1 Z.K. Sojevë, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të Përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 2037-0 Z.K. Jezerc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1157-0 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K. Talinoc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim – vendimi për anulimin e vendimit 01.Nr.111 të datës 31.08.2022 dhe anulimin e vendimit 01.Nr. 48 të datës 30.05.2024, propozim – vendimi për anulimin e vendimit 01.Nr. 69 të datës 31.07.2024 dhe anulimin e pjesërishëm të vendimit 01.Nr.09 të datës 03.02.2017.
Drejtori i pronës Sabri Murseli, bëri edhe propozim – vendimin për dhënien e pëlqimit “Stacionit të Autobusëve” SH.A. për dhënie në shfrytëzim të lokaleve afariste, propozim – vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së parcelës kadastrale 992-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve dhe Objektit- Fabrikës për prodhim të Ujit e ndërtuar në këtë parcelë subjektit juridik – Kompanisë rajonale K.R.U. “Bifurkacioni”, propozim – vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale 784-0,785-0 Z.K. Manastircë, prona private, me pjesët e ngastrave kadastrale 138-0, 130-0 Z.K. Manastirc, prona e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1199-40, 1199-43,1059-3,1059-6 dhe 1263-0 Z.K. Prelez i Jerlive pronë private.
Ndërsa drejtori Afrim Llabjani, serish ka bërë propozim – vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të objekteve të Institucioneve Parashkollore – Çerdheve.
Pikë shtesë në këtë mbledhje ishte edhe shfuqizimi i planit të integritetit i miratuar vitin e kaluar në Kuvendin e Komunës.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me datën 27 shtator duke filluar nga ora 10:00.