leoni

NISMA Socialdemokrate: Programi i koalicionit tonë, garanci e zhvillimit dhe integrimit

Së bashku me partnerët e koalicionit prezantuam programin e përbashkët, i cili prek çdo sferë të jetës qytetare dhe forcon themelet e shtetit tonë.

Nisma Socialdemokrate në veçanti fokus do të ketë:

  • Reformën fiskale, përmes së cilës synohet fuqizimi dhe rritja e bizneseve të vogla dhe të mesme.

  • Kthimi i Partneritetit Publiko-Privat, si koncept i cili ka rezultuar me sukses në vendin tonë.

  • Paketa Sociale përmes reformës e cila do t’i mundëson familjeve me kushte të vështira ta përjetojnë dorën e shtetit.

  • Ringritja e kapaciteteve energjetike përmes ndërtimit të termocentraleve dhe shfrytëzimit të resurseve dhe mineraleve tona.

  • Investimi në Bujqësi përmes ngritjes së fondeve në stimulime dhe grante ndaj punëtorëve me qëllim harmonizimin e jetesës urbane dhe rurale.

  • Reforma në Drejtësi përmes matjes së përformancës dhe jo ndërhyrjes në të.

Këto dhe pika të tjera do të vazhdojmë ti elaborojmë në vazhdimësi, duke qenë falenderues ndaj grupit të ekspertëve dhe gjithë atyre që kanë punuar në ndërtimin e këtij programit të detajuar.

Ju faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …