Kuvendi komunal i Skenderajt miraton buxhetin për vitin 2025

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, antarët e Kuvendit dhe shoqëria civile.

Në këtë mbledhje pikë kryesore e rendit të ditës ka qenë buxheti për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027. buxheti i vitit të ardhshëm është buxhet i zhvillimit të Komunës së Skenderajt, me investime në projekte kapitale, mbështetje të sektorit të bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera në dobi të interesit të qytetarëve dhe kap shumën prej 19 milion, 881 mijë e 471 euro (19.881.471.00 €).

Kryetari i Komunës Fadil Nura, në fjalën e tij, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për vendimmarrjen dhe për përgjegjësinë e treguar ndaj qytetarëve të komunës së Skenderajt.

Në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar edhe shume pika tjera te rendit të ditës si propozim vendimet për këmbim të pronave të komunës me pronat e paluajtshme të personave fizik si dhe Propozim vendimi për miratim të raportit të komisionit komunal për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Institucioni i Avokatit të popullit organizon tryezë diskutimi mbi respektimin e të drejtave të njeriut

Sot, kryetari i Komunës Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, me zyrtarë komunalë, të policisë, të QKMF-së, …