Në Deçan u mbajt mbledhja e VIll-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën kryesimin e Florim Matajt u mbajt mbledhja e VIll-të e Komitetit për Politik dhe Financa i Komunës së Deçanit.

Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, Besnik Hulaj, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Isuf Demhasaj dhe zyrtar tjerë.

Ne këtë mbledhje në rend dite ishin për diskutim shumë pika si Shqyrtimi i Buxhetit për vitet 2025-2027, Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës, Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve, Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit, Shqyrtimi i Draft – Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024 – 2027, Njoftimi i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2024 – 2027 dhe Shqyrtimi i kërkesave.

Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet te enjtën me 26 shtator 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …