Në një konferencë për medie, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, paralajmëroi se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2024 e ka edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kosova do të jetë aty ku e ka vendin, në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk realizohet duke u udhëhequr nga regjime autoritare, që për pushtet shkelin gjithçka, madje edhe vetë shtetin. Kosova mund të jetë vend i sigurt e i pacenueshëm, vetëm duke qenë pjesë e NATO-s dhe për të qenë pjesë e Aleancës Globale të Sigurisë, Kosova duhet të jetë ndryshe. Ndryshe do të thotë kur vendimet e mëdha, i harmonizon me ata që sot janë garantë të paqes e të sigurisë, me NATO-n, Amerikën e BE-ne. Që Ushtria e Kosovës, të jetë e profesionale, e përgatitur, e zhvilluar dhe e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, e jo që pjesëtarët e saj të përballen me mungesa të skajshme sa që ta braktisni në masë atë. Ramush Haradinaj konsideron se për të qenë pjesë e NATO-s, duhet të funksionojnë standardet demokratike, që pushtetet të jenë të ndara, sipas tij, jo siç është sot, ku për qeverinë ai thotë se e sulmon gjyqësorin sa herë që atakohen eksponentët e saj për korrupsion e hajni.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …