Po mbahet turniri memorial në Futsall

Aktivitetet për Ditën e Dëshmorëve në Ferizaj kanë filluar me një “Turnir Memorial në Futsall” të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj dhe Komuna e Ferizajt.

Hapjen zyrtare të këtij turniri memorial e ka bërë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati –  Shabani. Ajo këtë turnir e ka cilësuar si të një rendësi shumë të madhe.

“ Turniri memorial në Ferizaj është një ngjarje që nderon Dëshmorët e Kombit, duke frymëzuar të rinjtë të ndjekin shembujt e guximit dhe sakrificës”, ka thënë me këtë rast znj. Murati-Shabani.

Ndeshjet në Futsall po të mbahen në palestrën e sporteve “Bill Klinton”.

Rezultatet e ndeshjeve të xhiros se parë

OVL UÇK – KRU Bifurkacioni 1:0

Gjykata – Bashkësia Islame 4:1

FSK – Mediat 3:0

USHAF – Komuna (1) 2:1

Komuna (2) – Shëndetësia 0:1

Policia – TEB Bank 5:6 (penallti)

7. Avokatët – Raiffeisen/Ujqit 2:1

8. Zjarrfikësit – Profat 0:5

9. Posta/Vala – KRM Pastërtia 3:4 (penallti)

Në çerekfinale takohen:

Profat – KRM Pastërtia

OVL UÇK – Gjykata

Shëndetësia – TEB Bank

FSK – USHAF

Avokatët – Fituesi i ndeshjes Profat/KRM Pastërtia

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjet e katërt për vitin 2024

Të premtën në sallën e kuvendit Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin …