BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Përjashtimi i Shqiptarëve nga Komisionet: Diskriminim i papranueshëm dhe dështim i përfaqësimit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas. Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

 

Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese:

 

Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska

Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev

Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska

Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska

Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska

Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska

Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska

Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska

Përjashtimi i plotë i përfaqësuesve shqiptarë nga këto komisione tregon jo vetëm një akt të qartë të diskriminimit etnik, por edhe dështimin e përfaqësuesve ilegjitimë shqiptarë në qeveri për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në vend. Kjo është një goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore.

BDI do të ndërmarrë të gjitha masat politike dhe ligjore për të sfiduar këtë vendim të padrejtë dhe për të siguruar rikthimin e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve, siç parashikohet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Ftojmë në arsye që të ndërpritet urgjentisht kjo praktikë diskriminuese

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …