leoni

Motoja e programit qeverisës të prezantuar nga AAK bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor është, “Për një Kosovë ndryshe”

Motoja e programit qeverisës të prezantuar nga AAK bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor është, “Për një Kosovë ndryshe”

Motoja e programit qeverisës të prezantuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor Nisma, Konservatorët dhe E-30, është, “Për një Kosovë ndryshe”.  Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur, janë katër shtyllat e prezantuara të programit zgjedhor 2025-2029.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  kandidati për kryeministër,  Ramush Haradinaj tha se programi qeverisës është rezultat i një pune dy-vjeçare, i takimeve e tryezave të shumta. Liria dhe shteti i Kosovës janë projekt i përbashkët me demokracitë perëndimore. Haradinaj tha se duhet të shtohet për së paku 7 për qind bruto-produkti vendor për zhvillim të hovshëm të ekonomisë vendore. Edhe kryetari i NISMA-s, e cila është në koalicion parazgjedhore me AAK-në Fatmir Limaj u shpreh se ky program qeverisës është dinamik dhe zbatueshëm. Po ashtu, Limaj theksoi se prioritet kanë edhe mirëqenien në familje, zhvillimin e sektorit energjetik dhe atë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …