leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e Hovenier, i cili tha, mos urinoni para dyerve të klubit ku doni të hyni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar  deklaratën e  ambasadorit amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili citoi gjyshin e tij të ketë thënë ‘mos urinoni para dyerve  të  klubit ku doni të hyni. Haradinaj tha se  kjo është një shprehje shumë e pazakontë e tij, por  është shprehje e pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier ka qenë i kyçur në çështjen  e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë,  posaçërisht gjatë negociatave nën udhëheqjen e Marti Ahtisaarit. Ambasadori Hovenier shquhet si njeri me vlera të larta njerëzore, top diplomat me një urtësi të madhe politike, njerëzore dhe intelektuale. Ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj, tha mes tjerash, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …