Fatos Sherif Krasniqi (10.9.1970 - 26.9.1998)

Sherif Krasniqi: Më 26 shtator 2024 përkujtohet dëshmori i kombit Fatos Krasniqi

Sherif Krasniqi, babai i dëshmorit të kombit Fatos Krasniqi, ka lëshuar një njoftim për opinionin publik me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies heroike të djalit të tij. Në këtë njoftim, Sherif Krasniqi thekson se nesër, ditë e enjte, më 26 shtator, shënohet përvjetori i rënies së Fatos Krasniqit, i cili ra në luftë të drejtëpërdrejtë kundër forcave ushtarake serbe.

Në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme, ai fton të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë veprën e lartë të dëshmorit që të marrin pjesë në homazhet që do të mbahen pranë memorialit të varrezave të dëshmorëve dhe të rënëve civilë “Pëllumbat e Lirisë” në fshatin Fatos (Negroc). Homazhet do të fillojnë në orën 11:45 dhe do të vazhdojnë deri në orën 12:45, ku do të përkujtohet sakrifica sublime e Fatos Krasniqit, i cili dha jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sherif Krasniqi bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këto homazhe, duke nënvizuar rëndësinë e nderimit të dëshmorëve të kombit dhe të kujtimit të sakrificave të tyre për lirinë e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …