Debati mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çështjet ekonomike u intensifikua kur në ato u përfshi edhe koordinatorja e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e cila e akuzoi, deputen Htkmete Bajramin për mungesë të qartësisë në lidhje me çmimet e barnave dhe kontabilitetin e kompanisë Riga Pharm, duke vënë në dyshim aftësitë e saj për të sqaruar këto çështje. Përveç kritikave ekonomike, Mihali vuri në pah edhe drejtshkrimin e Bajramit, duke sugjeruar përmirësime në përdorimin e gjuhës shqipe. Në kundërpërgjigje, Bajrami njoftoi se do të ngrejë padi për shpifje kundër Mihalit, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje biznesi me Riga Pharm dhe se akuzat për tri vite janë të pabaza. Ajo po ashtu kërkoi sqarime nga Mihali lidhur me intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …