Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Qeveria-Kurti është përballur me një situatë të paprecedent pas skadimit të mandateve të të gjitha pozitave në administratën publike

Qeveria Kurti është përballur me një situatë të paprecedentë pas skadimit të mandateve të të gjitha pozitave të larta në administratën publike që janë drejtuar nga ushtrues detyre. Sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, mandati i këtyre ushtruesve ka përfunduar, duke shkaktuar një bllokadë në funksionimin e institucioneve shtetërore. Ligji në fjalë, i cili ka hyrë në fuqi më 25 shtator të vitit të kaluar, parashikon që askush nuk mund të ushtrojë një detyrë për më shumë se një vit. Kjo ka bërë që prej ditës së djeshme, shumë pozita kyçe në administratë, përfshirë edhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, të mbesin të paplotësuara, duke rrezikuar ekzekutimin e pagave për rreth 80 mijë zyrtarë publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.  Opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar vazhdimisht Qeverinë Kurti për varësinë e saj nga ushtruesit e detyrës në pozita kyçe.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …