Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KE, pengohet nga Gjermania, Franca e Italia për shkak të Asociacionit të komunave serbe

Mediumi “Euractiv” ka raportuar për pengesat në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke u thirrur në burime diplomatike. Sipas këtyre burimeve, Gjermania, Franca dhe Italia po kundërshtojnë futjen e çështjes në agjendë për shkak të mos procedimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Edhe pse ekziston një shumicë prej dy të tretash në Këshillin e Ministrave të Qeverisë për të votuar anëtarësimin e Kosovës, ky moment rrezikon të humbasë për shkak të mos përmbushjes së kërkesës për themelimin e Asociacionit. BE-ja, përmes të dërguarit special Miroslav Lajçak, ka paraqitur një projekt  për Asociacionin e Komunave Serbe, të cilin Gjermania dhe partnerët e saj e shohin si kusht për përparimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …