Disa trajnime të Policisë së Kosovës, të cilat janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, janë anuluar si pasojë e veprimeve të fundit të Qeverisë në veri të vendit. Burime të afërta me këto zhvillime kanë bërë të ditur se njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë përjashtuar përkohësisht nga trajnime ndërkombëtare të mbështetura, duke përfshirë ato në Qendrën Marshall dhe FBI. Kjo është përgjigje ndaj veprimeve të Qeverisë për mbylljen e komunave paralele serbe në veri të Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve për të marrë një konfirmim, as Policia, as Ministria e Punëve të Brendshme, dhe as Ambasada amerikane nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare lidhur me këtë çështje. Ish-drejtuesi i Policisë, Rashit Qalaj, ka konfirmuar se këto trajnime janë ndërprerë dhe kanë shprehur shqetësim për ndikimin negativ të kësaj situate në institucionin e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …