Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë, e cila po përpiqet t’ i fshehë dështimet me propagandë kujdestare

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj është duke u munduar t’i fshehë të metat me propagandë. Ajo saktëson me fakte se realiteti i inflacionit, korrupsionit dhe izolimit të Kosovës nuk mund të fshehën me një tabelë,  as me një fotografi. Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%. Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn”, ka shkruar, deputetja, Hykmete Bajrami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …