leoni

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po merret në pyetje dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit, i cili mban kodin e dëshmitarit të mbrojtur

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po merret  në pyetje  dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit,  i cili mban kodin e dëshmitarit të mbrojtur, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. “Në vitin 1999 dëshmitari  është arrestuar nga disa pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një kompleks,  ku thotë se është keqtrajtuar, është marrë në pyetje dhe është mbajtur në kushte të rënda. Ai, pretendon  ka parë me sytë e vet keqtrajtimin e një viktime vrasjeje dhe ka dëgjuar rrahjet e disa personave të tjerë të mbajtur të ndaluar bashkë me atë, ka thënë prokurori, duke kërkuar më pas seancë private për pyetjet e radhës. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, një orë janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, ndërsa mesatarisht rreth dy orë për ekipet mbrojtëse. (BetimiPërDrejtësi)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …