Kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e policisë serbe në fshatin Abri të Komunës së Drenicës

Kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e policisë serbe në fshatin Abri të Komunës së Drenicës. Në 26-vjetorin e kësaj masakre, Kurti ka saktësuar  se masakra ishte një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke shtuar se për këtë mizori ende askush nuk është dënuar. Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat. Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …